Rita Ora paralajmëron performancën e saj në Amazon Music

Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Ajo për momentin po qëndron në Australi prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale.

Rita po qëndron në Sidnej për momentin si gjyqtare e “The Voice Australia”. Së fundi këngëtarja tregoi se të premten transmetohet performanca e saj për Amazon Music.

 

Ajo tha se performanca e saj është shumë e veçantë dhe se mezi po pret që të transmetohet.

“Mezi po pres që të gjithë ta shohin! Performancë shumë shumë e veçantë për Amazon Music”, tha Rita.