Rita Ora nuk do të jetë pjesë e “The Masked Dancer”, pas dy skandaleve të bujshme

Rita Ora është e vetmja gjyqtare e “The Masked Dancer” që nuk do të kthehet në sezonin e ri të spektaklit.

Rita Ora është gjykatësja e vetme që aktualisht shfaqet në The Masked Singer, e cila nuk është pyetur për spin-off të ITV, “The Masked Dancer”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, 30 vjeçe, filmoi shfaqjen shtatorin e kaluar, para se të duhej të kërkonte falje për thyerjen e rregullave anti-COVID pasi bëri një festë ditëlindjeje në Londër dhe shkoi në Egjipt.

Një burim ka pretenduar tani që drejtuesit e televizionit po e konsiderojnë Oti Mabuse, 30 vjeç, si zëvendësuesin e saj, ndërsa Jonathan Ross, Davina McCall, Mo Gilligan dhe drejtuesi Joel Dommett do të qëndrojnë në rolet e tyre.

Burimi i tha The Mirror: ‘Shikuesit kanë parë Ritën të shtunën në mbrëmje për javë të tëra, por “The Masked Dancer”m u regjistrua para se të bëhej festa e ditëlindjes së saj në nëntor.

Burimi në fjalë përmend faktin se mënyra se si u sill Rita i bëri shumë njerëz të ndihen keq dhe se këngëtarja nuk i ka bërë asnjë favor vetes.

Derisa u diskutua për personin që mund të jetë zëvendësues i mundshëm, ata thonë se janë me shpresë që do të nënshkruajë.

Rita Ora aktualisht është në Australi, ku do të filmojë “The Voice” për muajt e ardhshëm.

“The Masked Dancer”  mendohet të jetë zëvendësim i “Britain’s Got Talent”, i cili u desh të shtyhej për 2021 për shkak të pandemisë.