Rita Ora nënshkruan kontratë me ‘Range Media Partners’, për menaxhimin e muzikës dhe të drejtave të saj autoriale

Range Media Partners ka nënshkruar një marrëveshje me Rita Orën për përfaqësim në të gjitha fushat, duke përfshirë muzikën, filmin/TV, sponsorizimet dhe më shumë.

Si muzikante, Ora ka grumbulluar më shumë se 10 miliardë dëgjime globale dhe ka arritur 13 këngë në top 10 në Britaninë e Madhe, përfshirë 4 hitet numër 1. Në televizion dhe film, ajo sapo ka filluar sezonin e dytë si paneliste në “The Masked Singer” të Fox dhe ka luajtur në filmin e njohur “Descendants: Rise of Red” të Disney Channel.

“Jam shumë e emocionuar që po punoj me Range Media Partners,” deklaroi Ora. “Gjithmonë e kam parë karrierën time me një perspektivë 360 gradë mbi industrinë. Kjo ka qenë një pjesë integrale e vizionit tim, dhe ishte thelbësore të partnerohem me një ekip që është plotësisht i alignuar dhe ekspert në muzikë, film/TV, dhe branding. Kemi bërë një fillim të shkëlqyer dhe mezi pres të shoh gjithçka që do të bëjmë së bashku”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kreditët e saj në film dhe televizion përfshijnë gjithashtu bashkë-mysafire në “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve” dhe “MTV EMAs”; shërbimin si gjyqtare në “The Voice Australia”; dhe role në seritë “Fifty Shades of Grey”, “Pokémon: Detective Pikachu,” “Twist” dhe “Kung Fu Panda: The Dragon Knight”. Ajo do të shfaqet në filmat “Tin Soldier” dhe “He Bled Neon.”

Albumi i saj më i fundit “You & I” vjen pas lëshimeve të mëparshme “Bang,” një EP bashkëpunuese me DJ-in dhe producentin e fitueshëm të Grammy, Imanbek; “Phoenix,” i cili grumbulloi më shumë se katër miliardë dëgjime dhe prodhoi katër këngë platin në Britani; dhe “Ora,” e cila hyri në vendin numër 1 në tabelat britanike dhe u certifikua platin atje. Këtë verë, Ora debutoi me këngën “Ask & You Shall Receive” dhe aktualisht është në studio, duke punuar për muzikë të re që do të lansohet në fillim të vitit 2025.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ora sapo ka lançuar markën e produkteve për kujdesin e flokëve, Typebea, e cila është themeluar me Anna Lahey, dhe festoi njëvjetorin e bashkëpunimit të saj me Primark me lëshimin e koleksionit Rita Ora x Primark për vjeshtë/dimër 2024.

“Rita është një yll global me një talent të jashtëzakonshëm dhe një integritet kreativ dhe artistik në çdo gjë që bën, nga muzika deri te filmi, televizioni dhe çdo gjë tjetër në të cilën investon energjinë e saj,” thanë Melissa Ruderman, menaxhere partnere e Range Music, dhe Michael Cooper, partner themelues i Range Media Partners, në një deklaratë të përbashkët. “Ne ndërtuam Range pikërisht për talente të vërteta multi-hyphenate si Rita, një artist i një brezi.”

Departamenti i muzikës në Range Media Partners përfaqëson gjithashtu Jack Harlow, Shaboozey, Tanya Tucker, Cordae, Pentatonix, Saweetie, Midland, Murda Beatz, PARTYNEXTDOOR, Lauv, Alec Benjamin, Dylan Gossett, MAX, Bazzi, Sean Douglas, Paul Russell, Wondagurl dhe Russell Dickerson, ndër të tjerë. Përveç Range, Ora vazhdon të përfaqësohet nga CAA për film/TV, Wasserman për turnet muzikore, dhe Peter Paterno dhe Joe Carlone/KHPS Law.