Rita Ora mori vëmendje në një ndejë para “Oscars” me të brendshme të zeza

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet nëpër evente të ndryshme.

Së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar në një ndejë para “Oscars” në hotelin Sunset Tower në West Hollywood, e veshur me një pamje magjepsëse që në thelb ishte vetëm një përzierje të të brendshmeve.

Duke pozuar për foto me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, në këtë event, Ora kombinoi një bluzë të zezë transparente me të brendshme të zeza dhe një fund gjithashtu të tejdukshëm që shfaqte një të çarë masive në këmbë, duke nxjerrë në pah çorapet e saj të ngjashme.

Rita Ora dhe Taika Waititi

Dorezat e zeza të tejdukshme që ngjiteshin deri te bicepsi i saj, bizhuteritë e argjendta dhe këpucët e së njëjtës ngjyrë e bënë të dukej edhe më tërheqëse.

Krijuesja e hitit “Anywhere” zgjodhi gjithashtu një stil flokësh interesant duke i ngritur lartë në pjesën e përparme.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Kjo nuk është hera e parë që artistja shqiptare shfaqet e tillë.

Gjatë dy muajve të fundit, ajo ka qenë në një seri veshjesh të dukshme – së pari, duke bërë një ndryshim me veshjen e tejdukshme ngjyrë vjollcë që i ngjante një këmishë nate në festën e “Golden Globes” dhe “Critics Choice Nominee” dhe më pas disa javë më vonë u shfaq me të brendshme me një fustan transparent për një performancë në klub nate.

Rita Ora (Foto: Instagram)

32-vjeçarja veç tjerash po shijon maksimalisht jetën pas martesës me regjisorin nga Zelanda e Re. /Telegrafi/