Rita Ora kujton origjinën e saj: Publikon foto me veshje kombëtare shqiptare

Rita Ora nuk heziton asnjëherë të kujtojë publikisht origjinën e saj shqiptare.

Këngëtarja me famë botërore ka bërë disa projekte që e lidhin me rrënjët e saj, përfshirë “Shine Ya Light”, këngë për Kosovën, koncerte në vendlindje, promovim i kulturës, rinisë dhe artit, e kështu me radhë.

Ajo ka kujtuar publikimin e albumit “Bang”, të cilin e ka realizuar edhe në versionin akustik, e që videoklipin e këngës “Bang” e ka realizuar e veshur me veshje kombëtare.

“WOW jam e mahnitur nga të gjitha komentet tuaja për performancën akustike të “Bang”! Më pëlqeu kjo epokë dhe krijimi i këtij mini-filmi për projektin, një letër e pastër dashurie për shtëpinë time” ka shkruar Rita, duke i bashkëngjitur fotografive flamurin shqiptar.