Rita Ora kërkon falje për shkeljen e dytë të rregullave të izolimit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, së fundmi e ka festuar ditëlindjen e 30-të, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo theu rregullat si pasojë e virusit Cov id-19 pasi u mblodhën një numër i madh i njerëzve për të festuar, për çka Rita edhe kërkoi falje publike.

Mirëpo Rita ka thyer dy herë rregullat pasi nuk u izolua 14 ditë pas një udhëtimi.

30-vjeçarja fluturoi për në Egjipt me një aeroplan privat më 21 nëntor për të performuar në hotelin me pesë yje “W” në Kajro, një paraqitje për të cilën ajo u pagua me një shumë prej gjashtë shifrash, njoftoi Mail on Sunday.

Ajo u kthye në Angli të nesërmen dhe u kërkua, sipas rregullave të karantinës së qeverisë, të vetë-izolohej për 14 ditë, shkruan The Guardian.

Në vend të kësaj, Ora organizoi festën e saj të ditëlindjes në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill, Londra perëndimore më 28 nëntor – në vetvete një shkelje e kufizimeve të coronavirusit për të cilat ajo më parë ka kërkuar falje.

Pasi dolën lajmet për festën, këngëtarja tha se ishte “thellësisht e penduar” për veprimet e saj dhe ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 funtesh si dënim për organizimin e festës.

Përveç faljes së saj, Ora tha të shtunën se do të dhuronte çdo fitim nga mbrëmja për bamirësi.

Në një deklaratë, ajo tha: “Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për një kompani private, ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane”.

“Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe… Unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva”, ka thënë Rita Ora.