Rita Ora josh me pamjet në paraqitjen e fundit

Rita Ora u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas lansimit ajo mori mijëra komente pozitive të cilët treguan se ajo u ka mungur mjaft shumë atyre.

Përmes një postimi së fundmi Rita shfrytëzoi rastin për të marrë vëmendjen e fansave.

Ajo u shfaq me veshjen ngjyrë të verdhë, e cila kishte veshur fustanin prej mëndafshi.

Rita gjithashtu tregoi se ajo po vazhdonte xhirimet ndonëse nuk zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.

Rita për momentin po qëndron në Sidnej teksa është duke bërë pjesë si gjyqtare në The Voice Australia.