Rita Ora iu mëson fansave të saj se si të gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare

Rita Ora është këngëtarja shqiptare e cila e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen e saj.

Gjithashtu ajo është fansja numër një kur vjen puna tek ushqimet tradicionale, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka treguar disa herë se në familjen e saj flitet shqip dhe ruhen traditat shqiptare ku edhe kryesisht gatuhen ushqime tradicionale shqiptare.

Artistja ka postuar së fundmi disa video në rrjetet sociale ku tregon për ndjekësit e saj se si mund të bëhet një byrek me spinaq apo taratori.

Rita këto dy specialitete duket se i pëlqen shumë teksa edhe i ka zbuluar recetën se si përgaditen.

Në ‘InstaStory’ ajo ka treguar procesin e përgatitjes së byrekut me spinaq.

“Kam një byrek në furrë. Një byrek traditcional ymm”– shkruan Rita krahas fotos që ka postuar teksa duket byreku brenda në furrë./Lajmi.net/