Rita Ora gati për paraqitjen në jurinë e spektaklit “The Voice Australia”

Rita Ora është gati për spekatklin e talentëve.

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të shfaqet në jurinë e spekatklit “The Voice of Australia”, shkruan lajmi.net.

Ajo është përzgjedhur të jetë pjesë e jurisë këtë vit bashkë me Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Pasi qëndroi 14 ditë e izoluar në një hotel luksoz në Australi, Rita i është kthyer punës në këtë spektakël.

Këngëtarja bashkë me gjithë ekipin kanë nisur xhirimet e spektaklit, ndërsa Rita zgjodhi të vishet plot shkëlqim.

Në fotografitë që po qarkullojnë në rrjete sociale, Rita shihet e veshur me një fustan blu, i cili ia theksonte linjat trupore.

Paraqitja e Ritës në këtë spektakël u përcoll me kritika të mëdha, kjo ngase artistja u kritikua ashpër që theu rregullat anti-COVID dy herë.

Rita në Australi po shoqërohet nga motra e saj Elena, e cila sot publikoi fotografi atraktive pranë Ritës. /Lajmi.net/