Rita Ora ditët e fundit po qëndron pranë familjarëve të saj, teksa nuk i kursen fotografitë në rrjete sociale.
Së fundi, Vera publikoi një fotografi, ku shfaqet e veshur me xhaketë sikurse Rita dhe të dyja dukeshin si binjake.
Komentet e ndjekësve të tyre ishin të shumta, ndërsa shumë prej tyre kanë përmendur ngjashmërinë mes tyre.
Kujtojmë se Rita Ora së fundi ishte për vizitë të shkurtër në Paris, por nuk tregoi arsyen e atij udhëtimi.