Rita i mëson të dashurit të flasë shqip, Taika e quan “zog”

I dashuri i Rita Orës, regjisori i famshëm Taika Waititi, duket se është përkrahësi më i madh i këngëtares shqiptare.

Këtë ai nuk heziton që ta shprehë as në rrjete sociale. Ai i ka kushtuar një asaj një postim në llogarinë e tij në Instagram, për performancën në Kullën Eiffel.

Sekreti i heqjes së dhjamit të trupit që askush nuk ju tha!
Waititi e ka quajtur Ritën “Zog”, (emër përkëdhelës me të cilin i drejtohet edhe nëna e saj), derisa ka publikuar edhe flamurin kombëtar.

“🇦🇱 Go off, Zog”, ka shkruar regjisori i famshëm në videon ku shihet Ora.

Në këtë video, s’ka munguar as komenti i Ritës, e cila ka komentuar me disa emoji të zemrës.