Rita dhe Taika shpërfaqin çastet e tyre intime në fotosesionin e ri

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, kanë realizuar një fotosesion në të cilin janë shfaqur mjaft intimë.

Në disa prej imazheve, çifti shfaqin kiminë e tyre sensuale, duke treguar se lidhja që kanë është më e fortë se çdo gjë tjetër.

Rita aktualisht ndodhet në kontinentin australian me bashkëshortin e saj, pasi është e angazhur në spektaklin “The Voice Australia”.

Për të tretin vit radhazi, 32-vjeçarja është përzgjedhur trajnerë në programin më të shikuar të talenteve të reja në Australi.