Rinovimi i Mbappe dhe Neymar? Drejtori sporitv i PSG ka lajme të mira

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo duket i bindur se Kylian Mbappe dhe Neymar do të nënshkruajnë kontrata të reja në klub në të ardhmen e afërt.

Pas fitores 3-2 ndaj Bayern Munich në stadiumin ‘Allianz Arena’ të Gjermanisë, drejtori sportiv i klubit parisien ka dhënë lajme të tjera të mira.

Marrëveshjet aktuale të yjeve të sulmit do të skadojnë në fund të sezonit të ardhshëm dhe ka pasur një sasi të madhe spekulimesh për largimin e tyre nga klubi.

Mbappe është lidhur me Liverpool dhe Real Madrid, ndërsa Neymar ka kohë që thuhet se është ‘i etur’ për një kthim në ish-klubin e tij Barcelona.

Por duke folur për Sky Italinë pas fitores së PSG-së 3-2 në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munchen në çerekfinalen e tyre të Ligës së Kampionëve, Leonardo nuk u duk i shqetësuar për mundësinë e largimit të asnjë prej lojtarëve.

Madje ai tha se lajme të mira do të vijnë sa i përket kontratave të francezit dhe brazilianit në klub.