Rinia e Tearcës po realizon projektet që nuk i realizon komuna

“Erëra ndryshimesh” po fryejnë mbi Tearcë…Qëmoti në këtë nënqiell, me kaq vrull, nuk janë vërrejtur aksione vullnetare në dobi të shoqërisë… Qëmoti Tearca nuk është bërë bashkë për një synim të vetëm – në shërbim të komuniteteve dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve…

Një grup të rinjsh e entuziastë kanë marrë përsipër një barrë të rëndë për të menaxhuar me Bashkësinë Lokale të fshatit, një detyrë që padyshim kërkon sfida dhe përkushtim maksimal…

Tearca është Maqedonia në miniaturë. Vend ku gërshetohen etni, konfesione, doke e zakone nga më të ndryshmet, me të cilat ne krenohemi dhe i çmojmë si pasuri.

Nëse “dita e mirë shihet që në mëngjes” Emir Qamilin dhe ekipin e tij të Bashkësisë Lokale të Tearcës e presin ditë më të mira, por edhe përgjegjësi dhe transparencë në çdo projekt në të mirë të vendbanimit.

Populli thotë “ngadalë se mos i zë mësyshi”. Jam i bindur se elani, përkushtimi, entuziazmi dhe obligimi që kanë marrë me vete do të jenë gjeneratorë të ndryshimeve që pritet të vijnë.

Andaj djema, vazhdoni të punoni në këtë mënyrë. Mos ua varni veshin ndikimeve partiake, konsultoheni me më të vjetrit – por vendimet merrni vetë. Aty-këtu do të ketë thumbime, por vazhdoni ashtu siç ja keni nisur …

Ju, Bashkësia Lokale bashkë me Forumin Rinor jeni shtylla kryesore ku do të reflektohen të gjitha mirësitë që vijnë e pritet të vijnë nga potenciali mjaft i fuqishëm i mërgimtarëve tanë, të cilët kur shohin rezultate të mira, dijnë të na e shpërblejnë katërfish… Ju priftë e mbara dhe na bëni të krenohemi …. (R.S.)