Fokus: Ja emrat e personave të vdekur që kanë votuar në Kërçovë dhe Dollnen

Koalicioni ASH-AAA zbulon emrat e personave të vdekur që kanë votuar në Kërçovë dhe Dollnen

Ajredin Kerimovski, Enver Kamilovski, Artan Asani, Zini Asani janë emrat të cilët koalicioni ASH-AAA i kanë përmendur në ankesat e dorëzuara në KSHZ si persona që kanë votuar më 15 korrik në Dollnen dhe Kërçovë edhe pse sipas ankimuesve, bëhet fjalë për persona të vdekur ose që janë jashte vendit, shkruan Fokus. Megjithatë ankesat e tyre janë refuzuar para se të verifikohen ankesat e tyre përmes institucioneve përkatëse, thonë nga koalicioni ASH-AAA. Që të jetë skandali më i madh, Këto ankesa nuk janë marë parasysh as nga Gjykata Administrative, transmeton Gazeta Lajm.
Enver Kamilovski dhe Ajredin Kerimovski janë persona që kanë ndërruar jetë, por janë evidentuar që kanë votuar, kurse Zini Asani dhe Artan Asani kanë qenë jashtë vendit ditën e votimeve, kurse figurojnë se kanë votuar. Raste të njëjta koalicioni ASH-AAA ka permendur edhe në Pllasnicë, Strugë, Tetovë dhe komuna tjera, por ato nuk janë marë parasysh.