“Rindërtimi i Sallës Universale do të nis gjatë muajit maj”

Qyteti i Shkupit sot paralajmëroi rindërtimin e Sallës Universalë në Shkup. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se objekti do të rindërtohet në pamjen dhe madhësinë e saj aktuale dhe se pret që punimet të fillojnë gjatë muajit maj, transmeton Alsat.

“Buxheti ndau 120 milion dinarë. Salla Universale padyshim që mbetet institucion i preferuar kulturor i shumë banorëve të Shkupit. Për mua, kjo është arsye dhe motiv i mjaftueshëm për të rihapur dyert. Do të rindërtohet në madhësinë ekzistuese duke ruajtur pamjen e autentike. Prioriteti ynë është të hapim këtë sallë me kapacitet të plotë gjatë këtij viti”, tha mes tjerash Shilegov.

Arkitekti Bujar Muça tha se objekti do të ruajë formën dhe funksionin e më parshëm. Muça tha se rindërtimi do të realizohet në dy faza, ndërsa kapacitetet do të zvogëlohen në 1100 deri në 1200 ulëse, duke zgjëruar hapsirën mes ulësve.

“Ne bëmë një analizë të ndërtesës, pamë defektet dhe anët e mira të saj. Projekti është ndarë në dy faza – ndërtimi i fasadës dhe kupolës, dmth mbyllja teknike e ndërtesës dhe në fazën e dytë do të ofrojmë zgjidhje për funksionalitetin e projektit brenda. Ne gjithashtu do të  mbajmë ndërtesën brenda madhësisë ekzistuese. Fryma e Sallës Universale është ruajtur, ndryshimet kanë të bëjnë me ndryshimin e materialeve, duke ndryshuar disa pjesë problematike”, tha mes tjerash Muça.