NPK-ja: Edhe disa ditë do të punohet për ujin në Tetovë

Për shkak të rrëshqitjes së tokës prej para disa ditëve do të nevojitet të përfundojë vendosja tubacionit të gjatë rreth 60 metra në vendin Leshnicë me qëllim që të mundësohet funksionaliteti i ri i sistemit të furnizimit me ujë, informojnë nga Ndërmarrja publike komunale “Tetovë”. Me këtë në Tetovë do të tejkalohet periudha prej një javë ku banorët kanë furnizim të vështirësuar me ujë dhe restrikcione.

“Edhe pse të premten dhe të shtunën kishte përfunduar sjellja e tre pjesëve prej 60 metra tubacion ai nuk mund të shfrytëzohet për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe me atë të tubave. Vendi është me baltë dhe e vështirëson punë me ekskavatorë. Duhet të bëjmë bazë të re dhe më të mirë për vendosje të tubacionit të gjatë 60 metra dhe të bashkohet me sistemin e furnizimit me ujë. Punët do të duhet të zgjasin edhe disa ditë”, informon Lulzim Shaqiri, udhëheqës i njësisë së punës “Ujësjellës dhe kanalizim” pranë NPK Tetovë.

Edhe më tutje mbesin në fuqi restrikcionet në furnizimin me ujë për shkak të 200 litra ujë të pamjaftueshme nga sistemi i vjetër dhe puset. Furnizimi me ujë është në ndërprerje nga mesnata deri në orën 05:00, pastaj nga ora 08:30 deri në 11:00 dhe nga 15:00 deri në 18:00.

Të martën e kaluar ishte evidentuar problemi prejse 60 metra tubacion nga sistemi i ri i furnizimit ishte shkatërruar nga rrëshqitja e tokës për shkak të së cilës Tetova mbeti pa 150 litra ujë në sekondë./MIA