Rina tregon se çfarë i tha nëna për klipin e këngës “Bad Rosita”

Rep-artistja, Rina Balaj së fundi ka finalizuar videoklipin e këngës së re “Bad Rosita”, shkruan lajmi.net.

Derisa fansat presin me padurim këngën e saj të re, Rina tregon se çfarë i ka thënë nëna e saj për këtë projekt.

“Shumm mirrr,  si artiste e vitev 80”, i kishte shkruar ajo lidhur me paraqitjen e Rinës në videoklip.

Ndryshe, kënga e fundit nga Rina Balaj është “Zjarr”, të cilën e shoqëroi edhe me videoklip.