Rina Balaj ishte ‘zhdukur’ për disa muaj nga syri i publikut.
Pasi llogaria e saj në Instagram ishte bllokuar Rina Balaj kishte qëndruar larg syrit të publikut për disa muaj, tani ajo po merr vëmendjen sërish me deklaratat që po bën.
Së fundmi në një Intervistë me ‘Prive’ ajo pranon lidhjen me reperin shqiptaro-grek Sin Boy dhe tregon planet për të ardhmen në skenën muzikore.
Reperja nga Istogu bën të ditur se kënga ‘Tentacion’ e cila është në bashkëpunim me Sin Boy është publikuar javë më parë në ‘Spotify’.
Dhe tani dyshja janë duke punuar për një tjetër këngë për të cilën nuk kanë vendosur ndonjë datë të lansimit.