Adelina Tahiri me rroba të shtrenjta, ja sa kushton vetëm një pallto e saj

Adelina Tahiri shpenzon shumë për pamjen e saj të jashtme.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, njihet se shpenzon shumë për pamjen e jashtme, shkruan lajmi.net.

Ajo me ndjekësit ndan imazhe të ndryshme në rrjete sociale aty ku tregon blerjet e reja e dhuratat që ia bën bashkëshorti.

Vetëm një pallto e Adelinës kushton 1.115 euro dhe çmimi i saj është publikuar në faqen online ‘whattheywearin’.

Këngëtarja po e shijon çdo ditë jetën super luksoze të cilën nuk ngurron ta ndajë edhe me të tjerët.