Rina Balaj provokon me pozat e reja në të brendshme

Rina Balja merr vëmendje me secilin postim që bën.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë imazhet e shumta atraktive.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur Rina ndau me fansat e saj në Instagram një kolazh fotosh shkrepur në momente të ndryshme.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Në fokus ishin pozat në të brendshme të realizuara gjatë natës teksa ajo ndodhej pranë detit, ndërsa prapa shihen kamerat duke e filmuar.

Në një video që u përshi në postim, autorja e “Bad Rossita” shihet e veshur me një kostum të kuq, syze dhe çizme të zeza.

 

“Duke treguar pak realitet”, ka shkruar Rina në mbishkrim, teksa mori komentet të shumta nga ana e admirueseve.

Ndërkohë, kujtojmë që artistja tashmë ka njoftuar se është duke punuar për projektin e ri dhe dukjet në imazhet e fundit mund të jenë pjesë e videoklipit. /Telegrafi/