Rina Balaj emocionohet nga befasia e fansave

Rina Balaj është emër shumë i dashur për publikun, e cila numëron shumë projekte muzikore, shkruan lajmi.net.

Projektet e saj priten mirë nga fansat, të cilët e mbështesin atë vazhdimisht në rrugëtimin në këtë fushë.

Së fundi, me anë të disa postimeve, reperja ka treguar një befasi të këndshme që e mori nga fansat e saj.

Ajo kishte marrë një çokollatë dhe një letër, në të cilën fansat ia shprehin përkrahjen e madhe dhe dashurinë që kanë për të.

Ndryshe, “Bad Rosita” titullihet projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj, që po pritet shumë mirë nga fansat.

Ajo pritet që së shpejti të rikthehet edhe me disa projekte të reja muzikore. /Lajmi.net/