Pasi u deklarua vetëm për Ledianën, Mevlani bën veprimin e papritur

Mevlan Shaba pas tetë muajsh në “Përputhen” u deklarua se në emision është vetëm për Ledianën, shkruan lajmi.net.

Njësoj u deklarua edhe Lediana, e cila pas deklaratës u ngrit në këmbë dhe i dhuroi një puthje e përqafim konkurrentit si dhe bënë një vallëzim.

Por, një veprim i Mevlanit në rrjete sociale ka befasuar të gjithë, ai ka fshirë nga Instagrami të gjitha fotografitë që kishte me Ledianën.

Se çfarë fshihet pas këtij veprimi nuk e sqaroi Mevlani, por kjo gjë ka ngritur dyshimet se dyshja vetëm kanë aktruar, sikurse dy konkurrentë të tjerë, Tea dhe Andi.

Ndryshe, Mevlani muaj më parë i dedikoi edhe një këngë Ledianës, e cila numëron mbi tre milionë klikime në YouTube.