Rikthimi te Juventus: “Torino destinacioni i radhës”, Pogba ndez tifozët bardhezi

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian ka mbetur shumë i lidhur dhe komenti i fundit ka ndezur shpresat e një rikthimi.

Pogba ka kontratë me Manchester United deri në verën e vitit të ardhshëm dhe largimi i tij është i paevitueshëm nëse nuk vjen rinovimi i kontratës. Max Allegri e do në ekip, teksa ka menduar Claudio Marchisio ta ngacmojë në lidhje me mundësin e kalimit te “Zonja”.

Biseda mes Marchisio dhe Pogba

“Na duhet një si ti në Torino, kështu që jepi, rikthehu“, shkruan ish-mesfushori i Juventusit në rrjetet sociale. E menjëhershme edhe përgjigja e Pogba: “Ok Princ, Torino destinacioni i ardhshëm“, komenton 28-vjeçari, fjalë që kanë gëzuar tifozët e klubit italian.