​Tottenham në bisedime me Thuram

Klubi londinez ka filluar të shikojë opsione për zëvendësimin e kapitenit Kane.

Tottenham Hotspur janë në bisedime të vazhdueshme me skuadrën gjermane, Borussia Monchengladbach për sulmuesin Marcus Thuram, raporton “RMC Sport”.

“Gjelat” kanë bërë prioritet transferimin e një sulmuesi këtë verë, ku ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e kapitenit, Harry Kane, dhe tani Thuram shihet si zëvendësuesi ideal i tiJ.

Sulmuesi francez pritet që të largohet nga Monchengladbachi gjatë verës në këtë afat kalimtar të transferimeve, pasi raportohet se veçse është rritur intensiteti në bisedimet me skuadrën e Tottenhamit.

Sezonin që lamë pas, Marcus Thuram ka bërë 29 paraqitje në Bundesligën gjermane, duke regjistruar tetë gola dhe shtatë asistime për skuadrën e Borussia Monchengladbachut.