Rikthimi te Interi i vështirë, Lukaku ka dy oferta nga klubet e Ligës Premier

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku po lidhet me një largim nga Stamford Bridge në verë dhe tashmë nuk mungojnë ofertat edhe nga brenda Anglia.

Lukaku nuk po ndihet i lumtur te Blutë dhe së fundmi është zbuluar se ai ka bërë një përpjekje për të rikthyer te Interi, ku shkëlqeu për dy sezone.

Gazetari italian Fabrizio Biasin raporton se drejtuesit e Interit nuk e ndajnë entuziazmin e Lukakut për rikthimin e tij në Itali.

Megjithatë, Biasin zbuloi se sulmuesi belg ka oferta tjera në tavolinë dhe dy vijnë nga Liga Premier.

“Ai personalisht e ofroi veten te drejtuesit e Interi, u përpoq të kuptonte nëse ka ndonjë mundësi për t’u rikthyer”, ka thënë fillimisht Biasin në Twitch.

“Por, shanset tani janë vërtet minimale. Ai fiton shumë. Ai do të ishte i gatshëm të shkurtonte pagën e tij, por u arrit një marrëveshje me vlerë mbi 100 milionë euro, është e vështirë të mendosh se mund ta huazojnë atë”.

“Gjithashtu sepse Lukaku ka dy oferta nga ata që do të donin të investonin tek ai, në Ligën Premier”, përfundoi gazetari i njohur italian.