Pas një pauze 8 vjeçare, e cila erdhi si pasojë e të bërit nënë, këngëtarja e njohur kosovare Jehona Sopi iu rikthye muzikës, dhe atë në Festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Anej”, e shndërruar menjëherë në hit.
Për këtë rikthim dhe shumëçka tjetër rreth karrierës së saj, Jehona ka folur në një intervistë të gjatë dhe ekskluzive për T7.
Ajo tha se rikthimi ishte emocionues dhe se kishte shtytjet për këtë rikthim nga familjarët e miqtë e shumtë.
Madje, tash e tutje, duket se ajo do të jetë më aktive.