Rikthim spektakolar nga Lakers, triumfojnë në udhëtim te Minnesota

Los Angeles Lakers janë në top formë dhe janë në rrugën e duhur për të siguruar një vend në ‘Play-Off’.

Skuadra nga Kalifornia ka marrë një tjetër fitore, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Minnesota Timberwolves me 12 pikë diferencë, 111:123.

Ishte një fitore me rikthim nga Lakers të cilët në çerekun e tretë për një moment e panë vetën në disavantazh prej 13 pikëve, por fituan falë një paraqitje spektakolare.

Anthyony Davis ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë duel me 38 pikë, 17 kërcime e dy bllokada.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 18 pikë, 10 kërcime, gjashtë asistime e dy bllokada, derisa Austin Reaves shtoi 15 pikë të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte fundori Conley me 25 pikë, derisa qendra Karl Anthony Towns shtoi 23 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Lakers tani ndodhen në pozitën e tetë në Perëndim me bilanc 39:38, derisa kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt synojnë të zënë pozitën e gjashtë.