Rikthehet parkimi me pagesë në Tetovë

Ndërmarrja Publike “Parkingjet e qytetit” në Tetovë ka njoftuar se pas ndërprerjes disa javore të pagesës së parkingjeve në Tetovë, me datë 01.12.2021 përsëri do të fillojë funksionimi i parkingut me pagesë.

“Prolongimi disa javorë i pagesës erdhi për arsye të detektimit të problemeve që ka kjo ndërmarrje, dhe sipas inspektimeve tona ne kemi detektuar shumë parregullsi të cilët tanimë janë të zgjidhura. Të ardhurat e gjeneruara nga kjo ndërmarrje do të shërbejnë për pagat e të punësuarve, për mirëmbajtjen e parkingjeve dhe për investime të reja që qytetarët të kenë kushte sa më të mira dhe të ndihmojmë në maksimum komunikacionin në qytet”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Gjithashtu ju njoftojmë se së shpejti do krijohen edhe parkingje dhe hapësira të reja, premtojnë nga NP “Parkingjet e Qytetit”.