43 afganë e lëshuan Maqedoninë e Veriut

Edhe një grup prej 43 afganëve u larguan nga Maqedonia e Veriut, njoftoi Qeveria.

Për të njëjtit tashmë është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm për hyrje në shtetin e tretë, si vend strehimi afatgjatë.

Për momentin në vend po qëndrojnë 505 afganë, pasi deri më tani janë larguar 128 persona pasi qëndrim u siguroi Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia, Brazili dhe ShBA-të.

Afganët u strehuan në Maqedoninë e Veriut pasi Afganistani u mor nga talebanët./TV21