Rikthehet “Nota Fest”, hapet konkursi për autorët dhe kantautorët (VIDEO)

Produksioni Avantgarde hap konkursin për të gjithë autorët dhe kantautorët që kanë dëshirë të marrin pjesë me krijimet e tyre në festivalin e muzikës shqiptare në Maqedoni, “Nota Fest”. Këngët duhet të jenë të patransmetuara më parë. Materialin muzikor duhet ta dërgoni në tre versione: 1. Demo regjistrim 2.Këngë e kompletuar 3.Këngë e masterizuar Kënga nuk duhet të jetë më e gjatë se 3 min e 40 sekonda. Pranimi i këngëve do të jetë i hapur nga data 1 shtator deri me datë 15 tetor. Përzgjedhja e këngëve do të kryhet nga një juri artistësh nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Materialin muzikor, bashkangjitur me të dhënat përkatëse mund ti dërgoni në postën elektronike të festivalit “Nota Fest”; E-mail: [email protected]

Rikthehet "Nota Fest"

Rikthehet "Nota Fest"

Posted by Lajm on Friday, 11 September 2020