Rikthehen në aksion top pesë ligat evropiane, këto ndeshje luhen sonte

Pesë ligat kryesore evropiane sonte rikthehen në aksione ku në secilën prej tyre luhet nga një ndeshje, shkruan lajmi.net.

Sfida e parë është ajo mes Mainz dhe Borussia Monchengladbach në Bundesligën gjermane nga ora 20:30.

Në Itali, takohen Empoli dhe Genoa në duelin që hap xhiron e 12-të nga ora 20:45.

Southamptoni e pret në shtëpi Aston Villën nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 11-të në Premier Ligë.

Xhiroja e radhës në Ligue 1 starton me duelin Lens-Troyes nga ora 21:00.

Ndërsa në Spanjë, Athletic Bilbao ballafaqohet me Cadizin në ora 21:00. /Lajmi.net/