Newcastle ka gati një ofertë të lartë për yllin e Barcelonës

Newcastle pak javë më parë u ble nga sheikët e Arbaisë Saudite të cilët kanë në plan të shëndrrojnë klubin anglez në një top skuadër, transmeton lajmi.net.

Sheikët kanë për qëllim që Newcastle brenda pak vitëve të luftojë për titulli në Angli, e për ta arritur një gjë të tillë ata kanë nisur punën menjëherë.

Sipas ‘El Nacional’, ekipi anglez është duke përgatitur të dërgojë një ofertë të lartë në drejtim të Barcelonës për portierin Marc-Andre ter Stegen.

Thuhet se Newcastle ka gati ofertën prej plotë 55 milionë euro për t’a bindur Barçës ta lërë të largohet gjermanin.

Skuadra spanjolle është e gatshme të heq dorë nga Ter Stegen për një ofertë të tillë, dhe bisedimet mes palëve tashmë kanë nisur.

Porti është pjesë e ‘Blaugranëve’ nga viti 2014 dhe ka luajtur 291 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke mbajtur portën e paprekur në 118 duele.