Rikthehen fluturimet në Maqedoninë e Veriut, hapet aeroporti i Shkupit dhe Ohrit

Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Pali” në Ohër prej sot sërish janë të hapura për fluturime të udhëtarëve, pas pauzës nga mesi i muajit mars si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Në dy aeroportet zbatohen protokolle të reja sipas rekomandimeve nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Nisjet e para nga aeroporti i Shkupit janë paradite për në Bremen, Larnaka, Stokholm dhe Këln, ndërsa i realizon Uiz Er, ndërsa aterrimet e para janë nga Stambolli të kompanive ajrore Turkish erlajns dhe Pegasus.

Aeroporti “Shën Pali” në Ohër, megjithatë fillon me fluturime pasdite për kur janë paraparë fluturime dhe aterrime për dhe nga Cyrihu dhe Milano.