Rihapet pas dy muajve bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, e mbyllur që prej 10 marsit, rihapi sot dyert rreth orës 07:00 GMT me masa paraprake për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në praninë e shumë forcave policore që mbanin maska, një pjesë e vogël e vizitorëve, duke u radhitur në një distancë prej rreth 2 metrash nga njëra-tjetra, hynë në bazilikë, zemra e Vatikanit, pas matjes së temperaturës dhe dezinfektimit të duarve.

Mbyllur që prej 10 marsit, bazilika e njohur e Shën Pjetrit, zemra e Vatikanit, u dezinfektua në fund të javës dhe rihapi portat për vizitorët sot në mëngjes me masa dhe distancime të detyrueshme.