Rihanna nxit dyshimet se është martuar me ASAP Rockyn

Rihanna ka nxitur thashethemet se ajo u martua fshehurazi me ASAP Rocky me postimet e saj të fundit në rrjetet sociale.

Këngëtarja e “Diamonds”, 35 vjeçe, ndau fotot e saj duke pozuar me reperin 34-vjeçar dhe babanë e fëmijëve të saj në Met Gala 2023.

“Për në ahengun martesor dhe ja ku vjen nusja”, shkroi këngëtarja.

Në ngjarjen e modës, krijuesja e hitit “Anti” ndezi fillimisht thashethemet për martesë pasi mori vëmendje në shfaqje me një fustan ekstravagant të frymëzuar nga dasmat.

Reperi i cili kishte veshur xhaketë sportive të kombinuar me xhinse dhe me një material mbi to – u pa duke mbajtur dorën e saj në çdo fotografi, shkruan DailyMail.

Çifti mirëpriti djalin e tyre majin e kaluar dhe aktualisht janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku.

Në fotot dyshja u panë duke mbajtur fort duart e njëri-tjetrit teksa mbërritën në ngjarjen e mbushur me yje dhe ecën në tapetin e kuq.

Rihanna dukej eterike me një fustan të bardhë “Valentino” voluminoz dhe të gjatë. Teksa ajo ecte dorë për dore me Rockyn, njerëz të ndryshëm e ndihmuan duke mbajtur lart fundin e gjatë.

Mbi veshjen, miliarderija veshi një pelerinë të stolisur me lule kamelie. Ajo mbajti gjithashtu një palë syze dielli me kornizë të bardhë, të zbukuruara me qerpikë fals dramatik në shiritin e sipërm.

Pas kësaj, fansat reaguan shpejt në mediat sociale dhe filluan të spekulojnë se dyshja tashmë kishin shkëmbyer betime.

 

Rihanna dhe Rocky filluan të takoheshin në vitin 2020 pas shumë vitesh miqësie dhe bashkëpunimi muzikor.

Dy vjet më vonë, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë – i cili do të mbushë një vit më vonë këtë muaj.

Në fillim të këtij viti, ylli njoftoi shtatzëninë e saj të dytë duke treguar barkun e rrumbullakosur gjatë shfaqjes së saj të pjesës së parë të Super Bowl.