Rihanna merr vëmendje sërish me dukjen

Përveç muzikës në krye të tabelave dhe perandorisë kozmetike, mbathjeve të brendshme miliarda dollarëshe, ajo ka mbajtur prej kohësh fansa për aftësitë e saj të shkëlqyera në stil.

Dhe Rihanna bëri të kthenin kokat pas saj të dielën teksa kishte dalë për darkë në restorantin e njohur italian Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni.

33 vjeçarja doli me një stil tërheqës, duke veshur një minifund të zi me të çara anash trekëndëshe, të cilin ajo e bashkoi me një palë take të lartë me ngjyrë të zezë.

Duke veshur një pallto të gjatë mbi ansamblin bukuroshja i shtoi lartësi shtesë kornizës së saj me një palë rrypa të zeza të lidhura.

Me flokët e saj të stiluara me gërsheta, këngëtarja dhe sipërmarrësja e përshtati dukjen me vathë të mëdhenj dhe një koleksion unazash.

Duke mbajtur një çantë të vogël të zezë, Rihanna rrumbullakosi dukjen e saj me një palë syze dielli drejtkëndëshe, ndërsa ajo shtoi një makijazh me buzëkuq të kuq.

Ndryshe, Rihanna së fundi paralajmëroi fansat se do lansojë një projekt muzikor pas 5 vitesh që publikoi albumin “Anti”.

Image