Rihanna do kryesojë shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl 2023”

Këngëtarja e famshme nga Barbadosi, Rihanna do të kryesojë shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl 2023, e cila do të mbahet në Glendale të Arizonës.

Këtë e ka konfirmuar gjiganti, Apple Music, përmes një cicërime në Twitter.

“E konfirmuar. Rihanna do të ngjitet në skenë për shfaqjen e parë të Apple Music Super Boël Halftime më 2.12.23”, u tha në postimin e Apple Music në Twitter.

Kompania e rep artistit, Jay Z “Roc Nation, që e ka ndihmuar në prodhimin e shfaqjes së pjesës së parë gjatë viteve të fundit dhe Liga Kombëtare e Futbollit publikuan gjithashtu të njëjtin imazh.

Për performancën e kontraktuar të Rihannas, i lumtur është shprehur edhe Jay Z, i cili e ka cilësuar yllin e hitit “Umbrella”, si një “talent brezash”.

”Rihanna është një talent brezash, një grua me fillime modeste që ka tejkaluar pritshmëritë në çdo hap. Një person i lindur në ishullin e vogël të Barbados, i cili u bë një nga artistet më të shquar ndonjëherë”, është shprehur ai.

Gjithsesi, këngëtarja e hitit “Diamonds”, ka pasur një vit të ngarkuar pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, me rep artistin, ASAP Rocky .

Super Bowl do të zhvillohet më 12 shkurt 2023 në State Farm Stadium./Lajmi.net/