Era Istrefi dhe Don Xhoni bëhen bashkë për një bashkëpunim, publikojnë pamje nga klipi

Era Istrefi dhe Don Xhoni, pak javë më parë u komentuan në media pas një video ku shiheshin bashkë.

Ata u komentuan për një lidhje të mundshme, shkruan lajmi.net.

Por, më në fund, duket se u zbulua se çfarë po zihet mes tyre.

Don Xhoni dhe Era Istrefi, po vijnë me një këngë të përbashkët.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta nga xhirimet e klipit, të cilat janë kryer këto ditë.

“Ne vendosëm ndjenjat e vjeshtës, shihemi të enjten në 23:59”, kanë shkruar Era dhe Don Xhon në mbishkrimin e fotografive.