Rifat Jashari feston ditëlindjen e 75-të

Vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, Rifati, sot feston ditëlindjen e tij të 75-të.

Ndërkaq dhuratën e ditëlindjes si duket e mori një ditë më parë, pasi djali i tij, Bashkimi, u emërua në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv

Rfiati, është vëllai i vetëm i Jasharëve që i ka mbijetuar luftës së fundit, ku ranë heroikisht vëllezërit e tij bashkë me prindërit dhe një numër të madh të anëtarëve të familjes.