Fejzi Aziri: Zotëri deputet, kur me djalin tënd ike nga shtëpia, s’të shkoi mendja te Almiri i vogël?

Shkruan: Fejzi Aziri, i dënuar për rastin ’’Monstra’’

(Letër e hapur deri te deputeti i zgjedhur nga populli z. Kastriot Rexhepi)

Urime për bindjet Euro – Atlantike!  

Së pari dua të përuroj qe ishe kujdes shum për femijët tuaj, shendetin dhe interesin tënd e cila në fakt është e drejtë elementare, por ju, kur jeni kandiduar si deputet, si përfaqësues i popullit, jeni betuar se:’’ unë do të jem mbrojtës i popullit tim, interesat dhe shëndetin tim do ta lë anash dhe do të jem gardijan i popullit tim, pasi që ju ma keni dhënë besimin’’! Sigurisht, këtë deklaratë e keni parasysh!

Un, po t’i bëj disa pyetje në emër të qytetarëve dhe në emërin e një të burgosurit politik, botërisht të ditur, siq është rasti ’’Monstra’’, dhe shumë raste tjera të cilat u montuan nga ish regjimi i Grujevskit, ku ju jeni edhe përfaqsus i tyre. I atyre që ta dhan besimin për t’i përfaqsuar dhe për t’i mbrojtur lirinë dhe të drejtat qytetare, drejtë dhe pa hile.

  1. Rexhepi, a nuk ishit ju më i zëshmi nëpër tubime, debate televizive, takime me qytetarët, ku thoshit se rastet e montuara nga vetë shteti, do të zbardhen dhe kurr më nuk do të lejojmë që të montohen raste të tilla dhe të gjykohen padrejtësisht?

Ju ishit zotëri depute, së bashku me Muhamet Zeqirin qe e rrehshi gjoksin se nuk do të lejojmë që shteti të inskenojë, të montoj dhe të gjykoj padrejtësisht raste të montuara nga trekëndëshi parapolicor – prokuror – gjyqsor,  i përkrahur nga  politika.

Ju, dhe shumë të tjerë, të cilët i shfrytëzuat protestat e popullit, të cilët dolën në përkrahje të  rastit ’’Monstra’’, u bëtë deputet, dhe tani po luftoni për pozita ministrore e drejtori të ndryshme. Pirolla u qoftë! Por, ku mbeti ai zë i fuqishëm?

Pasi që u bëtë të famshëm nga ky rast, asnjeherë nuk e pate të arsyeshme të vini si deputet e të përcillnit një seancë gjyqsore, të kishit qasje drejtë për së drejti në argumentet që prezantoheshin aty, ku së paku do t’ia bënit me die trupit gjykues se jemi në përcjellje e sipër dhe në monitorim të këti rasti, por jo, nuk e bëtë, për ç’farë arsye vetëm ju e dini, apo për ndryshe nuk do t’i merrnit beneficionet.

Pikërisht ne mandatin tuaj zotri deputet, ku edhe ju ishit pjesë e qeverisë Zaev 2, që e heshtët inskenimin dhe dënimin e rastit politik ’’Monstra 2’’, me datë 23-02 202,  për të dytën here, përsëri u dënuan shqiptarët e pa fajshëm me burg të përjetshem, nga një trup gjykues dhe gjykatës(fashist) i cili as që është i futur dhe i cili nuk figuron në sistemin e akmisit, atje ku ç’do gjë është e paraparë me ligj, por për fat të keq, kur janë shqiptarët në pyetje nuk ka rregulla, nuk ka transparencë dhe nuk funkcionon as ’’Akmisi’’, por, funksionon sistemi i përpunuar mirë, pra sistemi i ’’tefterit apo i porosisë’’!!!, dhe si për çudi, njiherë nuk t’u ndëgjua zeri!? Për se …?

Sa për t’a pasur në dijeni, gjykatësi dhe prokurori, nuk u zgjodhën me akmis, por me porosi për këtë ’’tender gjykues’’, të cilët me nënshkrimin tuaj dhe të shum deputetëve shqiptarë e morrën shpërblimin dhe u avancuan në pozita më të larta, për punën e kryer.

Ose ju, në qoftë se ke qenë i bindur se rasti ’’Mostra 2’’ nuk është i porositur nga qeveria  Zaev 2, dhe se gjygji ka punuar drejtë, atëher zotri deputet për se nuk dulët publikisht dhe me thënë se, me të vërtetë shqiptarët janë autorët e këtij rasti dhe me u bë thirrje qytetarëve mos të dalin në protesta, ashtu siq ishte rasti në kohën e ’’Monstra 1’’ kur Nazim Bushi dhe disa tjerë nga BDI, të frikësuar dhe të brengosur, mos t’i humbin pozicionet dhe karierat e tyre u bënin thirrje qytetarëve: ’’ mos dilni në protesta se këta janë autorët e rastit’’, ku pastaj thirrja anti protesta përfundoj me të vetmen deklaratë të ’’famshme’’ nga kryetari i BDI-së, se, në Maqedoni, akoma kemi gjykatës fashist!

Të kishe dale njësoj siq dole hapur dhe e përkrahe qeverinë Zaev  për t’a çuar shtetin në  Bashkimin Europjan së bashku me Zaev 2!

Pra, këta “trima”, vepruan dhe i parandaluan protetat e asaj kohe në të cilat kërkoheshte vetëm drejtësi, por edhe ju sot që e heshtët dhe e konvertuat pafajsinë e shqiptarëve me pozicionet dhe karrierat e juaja!

A mendoni vallë se, në Bashkimin Europjan mund të shkohet me gënjeshtra dhe me gjyqsor të shkatërruar dhe korruptuar, ku vendimet ndahen sipas ndikimit politik, me porosi dhe me lek, ku qytetaret e kanë më se të qarte, por kur është më se e qartë se në secilin raport vjetor, BE-ja gjyqsorin u’a kanë vlerësuar me notën’’0”!

Zotëri deputet, kur e morre djalin tënd e u largove nga shtëpia jote për çështje sigurie a nuk të shkoi ndërmend Almiri i vogol kur i’a murrën jetën pranë të ëmës dhe autorin e krimit Boban Iliç, i cili me qëllim deshi t’ia vret edhe babain  edhe të ëmën, Zoran Zaev e pëshkruajti si aksident trafiku!

Z.deputet, kur u largove nga shtëpia jote, gjoja për çështje sigurie, për t’a shpëtuar karierën e Zoran Zaevit dhe për përfitime personale, të cilën e bëre në ’’emer të Bashkimit Europjan’’, a nuk të shkoi ndërmend, a nuk të breu ndërgjegja, se, sa nëna, gra, motra  shqiptare i le duke vajtuar për djemt, burrat dhe vllezërit e tyre që po kalben burgjeve të R së Maqedonisë Veriore?!

A po dyshoni në faktet që dolën nga një Institut i pavarur për rastin ’’Alfa’’ se viktimat shqiptare që po mbahen padrejtësisht në burgun e Idrizovës për këtë rast, në fakt nuk janë ata të cilët janë të filmuar në vendin e ngjarjes?!

Jamë i bindur se e dini, por karriget në pushtet, janë më të ëmbla se tragjeditë e popullit!

P.S. Sidoqoftë, ndoshta rrogat i mirrni me kohë, bashkë me benefitet tjera, që i ndan populli nga kafshata e gojës..