Mediet në Britani raportojnë për një marrëveshje të plotë në mes të Tottenham Hotspur dhe Everton në lidhje me sulmuesin Richarlison.
David Ornstein i The Athletic bën të ditur se braziliani sot do t’i kryejë vizitat mjekësore, ndërsa çmimi i tij do të jetë diku rreth 50 milionë euro, pa i llogaritur bonuset, transmeton lajmi.net.
Richarlison kohë më parë e shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga “Goodison Park” për shkak të situatës jo të mirë të klubit.
Ardhja te Spurs do t’i mundësojë 25-vjeçarit që të luajë në kompeticionin më prestigjioz për klube, Champions League.



