Rezervat valutore të Kinës arritën në 3.209 trilionë dollarë amerikanë në fund të janarit, me një rritje prej 6.7 miliardë dollarë, ose 0.21 për qind, krahasuar me fundin e dhjetorit të vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare të premten, citur nga “Xinhua”.
Indeksi i dollarit amerikan ra ndërsa çmimet globale të aktiveve financiare u rritën muajin e kaluar, i nxitur nga të dhënat makroekonomike nga ekonomitë kryesore, si dhe nga politikat monetare dhe pritjet e bankave qendrore kryesore, bëri të ditur në një deklaratë Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor.
Rezervat valutore të Kinës u rritën në janar për shkak të efekteve të kombinuara të faktorëve të tillë si shkëmbimi i monedhës dhe ndryshimet në çmimet e aktiveve, sipas deklaratës.
Kushtet themelore dhe tendencat afatgjata që mbështesin rritjen ekonomike të Kinës mbeten të forta. Këta faktorë do të vazhdojnë të mbështesin stabilitetin e rezervave valutore të Kinës, bëri të ditur administrata.