Sport Rey Manaj shënoi gol të bukur në fitoren e Spezias ndaj Cagliarit

Rey Manaj shënoi gol të bukur në fitoren e Spezias ndaj Cagliarit

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka shënuar gol në ndeshjen e sotme (e shtunë) të Spezias ndaj Cagliarit në kuadër të Serie A.

Spezia mori një fitore të madhe në shtëpi ndaj Cagliarit me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 29-të.

Golat në këtë fitore të ekipit të Thiago Mottas u shënuan nga Martin Erlic (55’) dhe Rey Manaj (74’).

 

Sulmuesi shqiptar shënoi një gol të bukur brenda zonës pasi u shërbye nga Viktor Kovalenko

Megjithatë, ai u ndëshkua me karton të verdhë, pasi festoi golin duke hequr fanellën.

Vlen të theksohet se Manaj u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 68-të në vend të Daniele Verde.

Ky ishte goli i katërt këtë sezon në Serie A për sulmuesin E Kombëtares së Shqipërisë.