Rey Manaj me një gol të bukur i dhuroi fitoren Sivassporit

Rey Manaj ka arritur të shënojë një gol të bukur duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, Sivassor ndaj Alanyaspor.

Sulmuesi shqiptar shënoi në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Manaj e nisi takimin nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 79-të, teksa në të 97 gjeti golin me një goditje të fuqishme brenda zonës.

 

Ky ishte goli i dytë në tetë ndeshje për Rey Manajn me fanellën e Sivasspor në Superligën e Turqisë.

Te Alaanyaspor luajtën Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj.

Sulmuesi po vazhdon ta gjejë formën pas problemeve me dëmtimet që pati në sezonin e kaluar.