Sulmuesi kërkohet nga Crotone, skuadër që synon përforcime në sulm dhe shpreson për mrekullinë që të largohet nga zona e rrezikshme, transmeton lajmi.net.
Sipas ekspertit te merkatos, Gianluca di Marzio, edhe Pescara e Seria B ka shprehur interesim për shqiptarin.
Manaj momentalisht është te ekipi i dytë i Barcelonës, mirëpo ende s’ka pasur mundësinë të bëjë debutimin në ekipin e parë, vetëm disa herë është ftuar në stërvitje me ekipin e parë.
Kujtojmë, se Manaj edhe më herët ka bërë paraqitje në Seria B, pra 12 sosh duke realizuar dy herë.