Rexhepi inspekton punimet e urës në Kumanovë(FOTO)

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi ka inspektuar punimet e urës në Kumanovë informon Tetovasot.

Me këtë rast Rexhepi është shprehur se së bashku me Ministrin Blagoj Boçvarski dhe drejtorin Ejup Rustemi inspektuam rekonstruimin e urës në rrugën rajonale Komanovë – Sveti Nikole.

“Ura në fjalë është me gjatësi prej 335m dhe është një nga urat më të gjata në vend” deklaroi Rexhepi.

Ai tha se deri tani kemi rekonstruar 11 ura, ndërsa për momentin punohet në 3 tra tjera në vend.Tetovasot