Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj infektohen me virus

Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj, që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë, janë infektuar me COVID-19 në qendrën e paraburgimit.

“Së paku dy prej ish-drejtuesve të UÇK-së kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit. Derisa pritet të analizohen edhe mostrat tjera për të parë nëse janë të prekur edhe personat e tjerë që po mbahen në qendrat e paraburgimit të Hagë”, njoftojnë burime të RTV Dukagjinit, përcjell Telegrafi.

Një gjë e tillë ka ndikuar edhe në vizitat e planifikuara të familjarëve të të paraburgosurve në Hagë.