Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli në finalen e Lojërave Mesdhetare: Dy mundësit shkupianë synojnë medaljen e artë

Sukses historik për mundjen maqedonase. Dy mundësit shkupianë, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare pas fitoreve të mëdha në gjysmëfinale.

Hajdari dhe Vejseli janë dy sportistët e parë nga Maqedonia që kanë arritur të kualifikohen në finalen e Lojërave Mesdhetare, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e mundjes së vendit.

Të dy mundësit nesër do të luftojnë për medaljen e artë, me synimin për t’i dhënë Maqedonisë medaljen e 12-të të artë në mundje në historinë e Lojërave Mesdhetare.

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme, sakrificës, disiplinës dhe përkushtimit të sportistëve, por edhe i punës së stafit dhe klubeve që qëndrojnë pas tyre.

Urime të veçanta nga legjenda e këtij sporti Shaban Trstena janë adresuar edhe për Imer Kadriun, kryetarin e klubit më të suksesshëm, për kontributin dhe përkushtimin e tij në zhvillimin dhe sukseset e këtyre sportistëve.

Tashmë të gjithë sytë janë te finalja e madhe. Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli do të kërkojnë të shkëlqejnë edhe një herë dhe të ngjiten në majën e podiumit me medaljet e arta. (INA)