Revista gjermane zgjedh në kopertinën e muajit mars artisten shqiptare, Luana Vjollcën

Ajo është padiskutim njëra nga artistet më të suksesshme shqiptare.

Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila tashmë ka dëshmuar sukseset në çdo sferë.

Meqë muaji mars i dedikohet grave, revista e famshme gjermane “Life Magazin Germany” ka zgjedhur për kopertinën e këtij muaji, një nga vajzat që ka qenë gjithmonë krah për femrat e tjera.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli nga Shqipëria ka folur për rrugëtimin e saj në karrierë si dhe për punën e angazhimet e saj.

“Këtë intervistë e pranova me kënaqësi pasi ndryshe nga çdo herë tjetër i dedikohet tërësisht femrave”, kanë qenë fjalët krahas postimit.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja shfaqet shumëngjyrëshe, me stil të veçantë, ndonëse komentohet gjithnjë për paraqitjet.

Luana nuk do të ndalet me kaq pasi po punon vazhdimisht për projekte të reja. /Telegrafi/